(Fotot) Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit/ Gjendet një armë automatike me silenciator në ‘Range Roverin’ e djegur

01/02/2021 12:28

Fier- Pas ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit, autori i kësaj vrasje është larguar me shpejtësi me anë të një automjeti tip “Range Rover”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se brenda këtij automjeti me targa është gjetur një armë automatike që dyshohet se është përdorur nga autori për të qëlluar Shkëlzen Kastratin.

Makina e djegur është gjetur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Shkëlzen Kastrati mbeti viktimë e një atentati në Fier mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i Sheqit. Ai ishte në makinën e tij ku autori hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel