Dëbora mbulon Kukësin, banorët hapin rrugën me lopata
01/02/2021 10:31
Në qarkun e Kukësit, ka pasur reshje të dendura dëborë.
Në disa zona, dëbora i ka kaluar 1 metër trashësi, ndërkohë shumë rrugë janë bllokuar.
Siç shihet në videot e siguruara nga Top Channel, banorë të shumtë të Kukësit janë detyruar që të hapin vetë rrugën me lopata. Ndërsa një makinë shihet e mbuluar tërësisht nga dëbora.
Top Channel