Fier- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ku një person i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri Shkëlzen Kastratin, i cili ka qenë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA