Reshjet e shumta rikthejnë frikën e përmbytjeve në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit
31/01/2021 17:43
Mjetet e tonazhit të vogël dhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin për të shmangur incidentet detare.
Durrësi është përfshirë nga moti i keq pasditen e së dielës. Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në disa rrugë të qytetit dhe periferisë, si dhe në lundrim. Mjetet e tonazhit të vogël dhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin për të shmangur incidentet detare.
Reshjet kanë kthyer frikën e përmbytjeve të reja dhe në fshatrat e Katundit të Ri, Sukthit dhe në lagjen ”Erzen” të Shijakut, të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e javës së kaluar.
Top Channel