Rama foto pranë oxhakut: Mirëmëngjes, me këtë zjarr të ëmbël malesh me dëborë
31/01/2021 09:17
Kryeministri Edi Rama e ka kaluar fundjavën në zona turistike malore të mbuluara me dëborë.
Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një foto pranë oxhakut, ndoshta nga Korça, aty ku ishte dhe dje, nga ku ka zgjedhur që t’u urojë fundjavën edhe qytetarëve.
Krahas fotos Rama shkruan se pranë zjarrit të maleve me dëborë, iu uron të gjithëve të dielë të mbarë.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë zjarr të ëmbël malesh me dëborë, ju uroj një të dielë plot ngrohtësi me kë ju do zemra”, shkruan Rama.
Rama prej dy ditësh turin e vizitave në Korçë, ku ditën e djeshme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë.
Top Channel