Nipi dhunon gjyshen/ Flet djali i të moshuarës: E gjetëm të zhveshur, Saimiri i kishte bërë punët e veta

31/01/2021 12:53
Djali i të moshuarës

Policia e Divjakës ka shoqëruar në komisariat një 36 vjeçar me emrin Sajmir Meçani.

Sipas informacioneve të marra 36 vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka dhunuar të moshuarën 89vjeçare nënën e njerkut të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Grabjan ku në gjendje të dehur 36 vjeçari e ka dhunuar duke e goditur e më pas zhveshur 89 vjeçaren duke i shkaktuar hematoma të mëdha në fytyrë e trup.

Ka qenë djali i 89 vjeçares që e ka gjetur të zhveshur nënën e tij. Ismet Meçani tregon sesi e ka gjetur nënën dhe duke hedhur akuza se 36 vjeçari edhe e ka përdhunuar.

Sipas djalit Sajmiri nuk ka atesinë e tij por e ka mbajtur si fëmijën e vetë. Për Sajmirin ai thotë se ka qenë person problematik lidhur me dhunimet seksuale pasi disa kohë më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një familjar tjetër.

Policia e Divjakës e ka dërguar të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Për këtë është ngritur një grup pune nga mjekësia ligjore ku do të bëjë ekzaminimin e 89 vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve nëse është kryer marrëdhënie seksuale apo jo.

Dëshmia

U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? Ja ky më tha.

Atë e ka djalin e djalit?

Po

Çfarë i kishte bërë nënës?

E kishte c’veshur, kishte bërë punët e veta.

Po ai djali e pranon?

Jo se pranon ai, as të rrahurën se pranon ai.

E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha nëna.

Kush e njoftoi policinë?

Unë

Ju dyshoni që e ka bërë?

Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.

Vuan nipi nga ç’rregullime mendore?

Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.

Ai është 35 vjeç Saimir Meçani e ka emrin.

Është djali i gruas, ka baba tjetër.  Kishte ardhur nga Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA