Masat anticovid po neglizhohen/ Rritet numri i të infektuarve, por në rrugë pjesa më e madhe janë pa maska

31/01/2021 12:44

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm dy ditët e fundit rreth 2000 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga Covid19-ta. 19 njerëz kanë humbur jetën.

Në sheshin “Skënderbej”, janë dy zotërinj që po shpërndajnë fletushka për t’u rikujtuar qytetarëve, rëndësinë e masave globale të pandemisë.

Por nga vëzhgimet e bëra, rezulton se qytetarët po i neglizhojnë masat anticovid.

Pamë policët që po gjobisnin ata pa maska. Unë kam dy maska, kam frikë, jeta më dhimbset”, thotë qytetarja.

E kalova Covid-in, humbëm të dashur nga kjo flamë”, thotë një tjetër.

Secili e ka kokën mbi shpatulla, nuk bëhet shaka me këtë punë”.

Kemi frikë se të ndëshkon kjo sëmundje. Njerëzit prej kohësh nuk i kanë respektuar masat”, janë disa nga deklaratat e qytetarëve.

Mjekët e një prej qendrave ku po kryhet testimi i shpejtë në Tiranë, pohojnë se nga 100 njerëz që paraqiten ccdo ditë, gjysma e tyre rezultojnë të infektuar me Covid 19. Mosha e të prekurve ka zbritur në 20 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA