Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Thumanë në afërsi të Gjormit, 24-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Ndërsa udhëtonte me makinën tip BMW me targa AB863BK nga Laçi në drejtim të Thumanës, ai ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Mbrojtëset kanë depërtuar brenda në makinë e për pasojë D. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e Kurbinit dhe autoambulanca, por është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për ta nxjerrë nga automjeti.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Thumanë,drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi D.Gj.,24 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe është transportuar në spital,ku ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel