Policia e Divjakës ka shoqëruar në komisariat 36-vjeçarin Sajmir Mecani.
Sipas informacioneve që Top Channel ka siguruar, 36-vjeçari dyshohet se mbrëmjen se shtunës ka dhunuar të moshuarën 89-vjeçare, nenen e njerkut të tij. Ngjarja ka ndodhur në Grabjan ku në gjendje të dehur 36 vjeçari e ka goditur e më pas zhveshur 89-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të mëdha në fytyre e trup.
Ka qenë djali I se moshuarës që e gjeti të zhveshur nënën e tij. Ismet Mecani hedh akuza se 36-vjeçari madje edhe e ka përdhunuar.
Sipas Ismetit, Sajmiri nuk ka atësinë e tij, pasi është fëmijë I gruas se tij nga martesa e mëparshme. Ai tregon se I riu ka qenë person problematik lidhur me dhunimet seksuale pasi disa kohë më parë ka tentuar të kryej marrëdhënie me një familjar tjetër ne Greqi.
Policia e Divjakës e dërgoi të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë mjekësia ligjore do të bëje ekzaminimin e 89-vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve.
Top Channel