Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës Prokurorët specialë të Hagës, pas ngritjes të aktakuzës ndaj kupolës drejtuese të shtabit të UCK-s, kanë nisur mbledhjen e dëshmive për të faktuar pretendimin se ata vepruan si një grup i strukturuar kriminal.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka mundur të mësojë detajet e intervistimit dy ditor në Hagë të ish ushtarakut Adem Shehu, i pari shtetas i Shqipërisë që përballet me prokurorët specialë.
Burime nga Haga në dijeni të këtij intervistimi, që ka zgjatur në total 12 orë tregojnë se Adem Shehu fillimisht është pyetur:
Si ai mundi të merrte në dorë drejtimin e Brigadës 153 të zonës së Llapit?
Adem Shehu i cili gjatë luftës njihej me preseudonimin “Komandant Buna 20” është pyetur në cilësinë e dëshmitarit për dy episode gjatë luftës, që lidhen me rrëmbim personi, ushtrim dhune, fyerje, keq- trajtime fizike deri në eliminime fizike.
Këto burime i thanë Top Channel se prokurorët e Hagës, në mënyrë specifike kërkonin të dinin nga Adem Shehu:
Çfarë informacione ai kishte në lidhje me, “Repartin BIA” që komandohej nga Sali Mustafa i njohur me pseudonimin komandant Cali?
Sali Musta ishte drejtuesi i parë i UCK-s i cili u ndalua dhe u çua në Hagë fund-vitin e shkuar.
Prokurorët gjithashtu i kanë drejtuar pyetje komandant Adem Shehut,
Si drejtohej komanda e zonës operative të Karadakut nën komandën e Ahmet Isufit?
Interesi i prokurorëve thotë burimet e Top Channel, lidhej më së shumti tek urdhrat e dhënë nga Sali Mustafa dhe Ahmet Isufi për ata ushtarë të UCK-s që thyenin disiplinën, si ata ndëshkoheshin dhe çfarë ndodhte më pas.
Intervistimi i regjistruar audio-video i Adem Shehut në Hagë ka vijuar me pyetje që lidheshin me vend komandat që operonin në rajonin e Gollakut.
Prokurorët kanë kërkuar nga “Komandant Buna 20” të dinë:
Detajet se kë stërviti dhe çfarë njohurish ushtarake u dha personave që do të shkonin në luftë, kur ai në Farkë ndërtoi një akademi ushtarake për të rinjtë që vinin nga Evropa për t’u bashkuar formacioneve ushtarake të UÇK-së.
Prokurorët i kanë vendosur mbi tavolinë Adem Shehut disa dokumente të cilat ishin urdhra operacional që mbanin firmën e tij kur drejtonte Brigadën 153.
Referuar detajeve të botuar në një libër në Kosovë, prokurorët kishin ndërtuar disa pyetje për Adem Shehun që lidheshin me bllokimin e aksit rrugor Leskofs-Mutivodë- Prishtë gjë e cila ndaloi përparimin e forcave serbe në Kosovë.
Edhe pas marrëveshjes të Kumanovës Shtabi i Ushtrisë Serbe vendosi mos përdorimin e kësaj rruge.
Gjatë seancave pyetje-përgjigje, dy ditore në Hagë, Adem Shehu në asnjë moment nuk u pyet për krimet serbe përfshi djegien e grave dhe fëmijëve me Nepalm në zonën operative të Gollakut ku ai operonte.
Prokurorët e Hagës kanë mbledhur një dokumentacion voluminoz me urdhrat e shtabit të UÇK-së, nga shumë burime mes tyre individë dhe subjekte politike në Kosovë.
Gjatë luftës në Kosovë, rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan UÇK-së duke dhënë kontributin e tyre në këtë luftë çlirimtare.
Top Channel