E rëndë në Divjakë/ Nipi bën për spital gjyshen, dyshohet se e ka përdhunuar
31/01/2021 12:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, ku nipi 36 vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike, por ndërkohë dyshohet se dhe e ka përdhunuar, gjyshen e tij, shtetases H. K., 89 vjeçe.
89-vjeçarja tashmë ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel