160 pasagjerët zbresin nga trageti/ Era e fuqishme e pengoi të ankorohej në Vlorë, 7 orë qëndruan në det

31/01/2021 17:45

Pas rreth 7 orësh në det në kushte ekstremisht të vështira,  trageti i linjës Brindisi Vlorë  është ankoruar pranë kalatës së Portit të Vlorës, pasditen e se dielës.

Rreth 160 pasagjerë qëndruar për orë të tëra në tragetin e vendosur në radhë për shkak të erës së fortë dhe dallgëve me forcë rreth 7-8 ballë, në shpejtësinë e erës 15 m/sec. Kane qene të moshuar dhe fëmijë, pasagjerët në traget, të cilët kanë ndjerë peshën e lodhjes dhe vështirësisë së qëndrimit në traget në mes të dallgëve në det. Ata kane treguar se si pasoje e përplasjes te tragetit me dallgët e fuqishme të detit, janë dëmtuar edhe një pjese e mjetet te imbarkuara ne traget.

Nisur nga kjo situatë, autoritetet portuale kanë marrë vendimin për pezullimin e të gjitha mjeteve të vogla të peshkimit. Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar ndërkohë nuk janë pezulluar. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit priten mesditen e së hënës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA