Standart i ri i riciklimit të mbetjeve urbane në Sarandë, siguron një mjedis të pastër

30/01/2021 13:42

Kanë nisur punimet për ngritjen e impiantit të riciklimit të mbetjeve në Sarandë.

Projekti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedis është një hap i rëndësishëm për të mundësuar mbrojtjen e mjedisit, për më tepër në një zonë turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mori pjesë në inspektimet e punimeve ditën e djeshme dhe zhvilloi një takim me operatorët turistik detar të Sarandës, për politikat stimuluese dhe favorizuese të aplikuara për një produkt të turizmit detar modern, konkurues dhe fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare.

Investime do të ketë gjithashtu edhe në teknologji, për monitorimin e deteve dhe menaxhimi i ekonomisë detare.

Këto politika dhe investime kanë nxitur dhe inkurajuar investimet private dhe në muajt në vijim do sjellin një rritje të konsiderueshme të mjeteve turistike detare dhe operatorëve në det apo bregdet.

FOTO GALERI
9/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA