“Burgjet e dhjamit” në Kinë, moda e re për humbje peshe me rregulla të rrepta
“Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën doli jashtë pritshmërive edhe në këtë puntatë finale.
Ndër gjërat më speciale të mbrëmjes së sotme ishin edhe xhirimet e patransmetuara më parë. Këto xhirime ishin prerë nga puntatat e ndryshme gjatë montazhit të programit dhe sonte u transmetuan për herë të parë.
Një nga momentet që u transmetuan sonte ishte nga puntata ku të ftuar ishin pjesëmarrësit e “Për’puthen”. Në këtë pjesë Mevlani improvizon këngën e tij “Love Story” në “Shiko Kush LUAN” duke sfiduar Sindin pas performancës me violinë. Menjëherë pas këtij improvizimi autorja Luana e pyet nëse kjo këngë është dedikim dhe ai zbuloi se po, por nuk dha një emër. Duke u ngacmuar nga konkurrentët e tjerë ai zbuloi vetëm një detaj duke thënë: “Po them vetëm arushin”. Kështu të gjithë, sidomos vajzat zbuluan emrin e Fjorelës, ish-konkurrente e ‘Për’puthen’.
Ndërsa një tjetër moment i patransmetuar është edhe një pjesë nga loja e shishes, ku Mevlani pyet Ana Kaurin: “A do e puthje tani Arbrin?” dhe përgjigjia e saj ishte “JO”, duke e refuzuar këtë gjë.
Top Channel