Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max ka dhënë një deklaratë të fortë për romancat e saj të kaluara.
Në një intervistë për “Forbes”, 26-vjeçarja tha se i duket qesharake kur lexon komentet e njerëzve për feminizmin e saj që e pasqyron në këngë.
“Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-të dashurit e mi”, tha artistja e hitit “Sweet but Psycho”.
Ndër të tjera, foli për turneun që zhvilloi pasi solli këtë hit dhe performoi në 27 shtete për një vit.
“Ishte çmenduri. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën e aq shumë udhëtimeve brenda një viti. Unë u emocionova shumë që do të mbaja turne gjatë vitit 2020, por u anulua për shkak të Covid. Por ne filluam të planifikojmë disa gjëra të tjera”, tha Ava Max.
Top Channel