Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta janë të hapura edhe të shtunën, pasi rreth 800 mijë zgjedhësve u kanë skaduar këto mjete identifikimi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Nga 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit, rreth 800 mijë prej tyre jetojnë jashtë vendit ndërsa pothuajse 1/4 e popullsisë rrezikon të mos votojë në këto zgjedhje pasi u kanë skaduar mjetet e identifikimit.
Ndaj ministria e brendshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të aplikimit për të kryer procedurat e rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave.
Punonjësja: Ne punojmë edhe të shtunën që të vijnë të aplikojnë se jemi hapur. Të shmangin radhët e grumbullimet prej Covidit.
Aplikant: Tani e mora. Më kishte skaduar në 2019. S’më kishte hyrë në punë.
Do votoni tani që e keni kartën?
Aplikant: Si të ma jap penalltia. Nuk më intereson politika fare.
Por nëse pensionistët po shfaqin më tepër interes për aplikim, të rinjtë ndikuar nga pandemia nuk po nguten në rinovimin e kartës ID apo pasaportës të skaduar, aq më tepër prej politikës.
“Kam që në muajt e parë të fillimit të Covidit që nuk kam pasaportë e kartë identiteti, më kanë skaduar. I kam konsideruar si para të shpenzuara kot kur nuk mund t’i shfrytëzoj se s’mund të lëviz jashtë vendit. Kështu që s’besoj se do votoj…”, tha një pensionist.
Top Channel