Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e mbajtur ditën e sotme, “Kostot e demokracisë” është shprehur se vijon të jetë problem financimi i partive nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme.
Ai thekson se nëse partitë politike do të jenë transparente dhe do të veprojnë në mënyrë të ligjshme, vendi do të ketë progres shoqëror.
“Është i rëndësishëm raporti i parasë në zgjedhje. Me politikën natyrshëm lind pyetja pse është kaq e rëndësishme. Sepse ka një shqetësim të madh nga qytetarët. Raporti ndërmjet parave dhe politikës mund të bëjë që të kenë më shumë shpresë në interesat financiare se sa qytetarët. Angazhimi i të gjithë faktorëve është përcaktues në qasjen ndaj këtij problemi. Partitë politike ose financimi i partive politike, si shkojnë tek politikanët, si ndikojnë ato, standarti i demokracisë dhe zhvillimit të vendit. Nëse do të ketë ligjshmëri e llogaridhënie pushteti do të jetë më i përgjegjshëm dhe shoqëria do të ketë më shumë progres shoqëror. Duhen vëzhguar shit-blerja e votës, financimi nga forca të jashtme, që rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare. Financimet e partive janë me nen në Kushtetutë. Kontributet e biznesit mund të çojnë në abuzim në financat politike. Burimet financiare të partive bëhen publike. Ndryshimet e kodit zgjedhor kanë synuar të vendosin rregulla më të qarta dhe procedura më precize”, tha Celibashi.
Top Channel