Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anastas Angjeli ka folur në emisionin “Top Talk” për programin ekonomik të prezantuar nga PD, mes të cilave përfshihet dhe ulja e nivelit e taksës progresive.

Angjeli theksoi se programi i Partisë Socialiste do të ketë reflektim sa i përket taksës së progresionit dhe mund ta ulë nivelin nga 23 në 17%.

Pyetje: 9% taksa e sheshtë, ju vazhdoni me tatimin progresiv. Do ta rishikoni, mua më duket si i punësuar që më intereson. Nëse do isha qytetar amerikan, do votoja për PD sepse më thotë 9% taksë.

Angjeli: Nëse ka një pikë që mund të debatosh dhe të ulesh me opozitën e të diskutosh është vetëm çështja e taksës së sheshtë, apo e taksës progresive dhe nuk është çështje e ditës së sotme. Pozicioni i PS është që do të jemi për tatim progresiv. A është ky lloj tatimi progresiv me këto tarifa ai që është më i miri, këtu ka për të diskutuar dhe ne mund ta korrigjojmë vetveten. Ja si korrigjohet. Në dy mënyra me ato që dëgjoj me opozitën. Tarifat, shkalla tarifore është progresive, edhe kur është 13-15-23, është progresive edhe kur është 10-15-17.

Pyetje: Do e ulni këtë?

Angjeli: Unë besoj dhe duhet patjetër kur të shpallet programi i PS që do ketë reflektim në tarifat e progresionit të kësaj. Nga ana tjetër, mbetet gjithnjë filozofia, kë ndihmon e kë mbështet. Filozofia e PS ka qenë dhe mbetet që të ndihmojmë shumicën e shqiptarëve me një shkallëzim të tarifës së tatimit progresiv dhe ai që ka të ardhura më të mëdha duhet të kontribuojë më shumë në buxhetin e shtetit.

Pyetje: Ulja vjen për shkak të fushatës apo real që do qëndrojë gjatë 4 viteve të ardhshme?

Angjeli: Në ndryshim nga partitë e opozitës, partia që është në pushtet, është më me këmbë në tokë sepse jeton në një realitet të caktuar ku ka aplikuar politika të caktuara dhe ka bërë korrigjime të caktuara. Ne korrigjuam taksën mbi biznesin e vogël, e bëmë 0, korrigjuam TVSH, ulëm dhe dividentin në të njëjtën kohë. Ne kemi reflektuar mbi bazën e atyre që është bërë deri tani dhe këtu do të reflektojmë përsëri. Filozofia e taksës progresive është pikërisht ajo, zbatimi.

Pyetje: Ishte një dështim taksa progresive tani që po e rishikoni?

Angjeli: E di kur quhet dështim. Kur ti ndërron filozofinë. Jo kur ndërron numrat, shkallat, tarifat. Por jo dështim. Dështim është filozofia dhe qëllimi që ti ke.

Pyetje: Energjia elektrike, do bëni gjë me çmimin? Me çmimin e naftës? PD po bën premtime konkrete.

Angjeli: Këto janë premtime elektorale. Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Jam dakord që po të krahasosh çmimin e naftës me vendin tonë me disa vende të rajonit apo të tjera, ka diferenca për shkak të kërkesës, ofertës dhe të gjitha i kanë këtu. Ajo që të thotë PD është ajo që ka bërë vetë PD. Taksën e qarkullimit, PD e ka përfshirë. Tani thotë do ta heq. Qytetari do paguajë më pak kur të blejë naftën dhe do e nxjerrësh jashtë dhe do e paguajë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA