Publikohen fotot dhe videot/ Tea duke u puthur e përqafuar me Beartin…, më në fund del në dritë e vërteta! (FOTOT)

29/01/2021 17:50

Një tjetër “bombë” vjen për ish konkurrenten e “Për’Puthen”, Tean, por këtë herë jo nga “armikja” e saj e përbetuar.

Në rrjete sociale qarkullojnë foto të Teas me ish konkurrentin e reality show më të suksesshëm, Beartin. Ata shihen duke shkëmbyer puthje së bashku e duke shijuar disa ditë të ftohta dimri!

Kujtojmë se, pasi u përjashtua nga emisioni, duke lënë një nga pëlqimet e saj në dorë të Teas, Shqipja nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti kanë qenë të njohur dhe më parë, ndërsa në çdo provë që ka nxjerrë ka theksuar se ata janë ‘përputhur jashtë emisionit’.

Vetëm para pak ditësh Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift.

Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku sipas saj faktohej se Tea dhe Bearti po dilnin bashkë nga një hotel. Shqipja, më pas postoi një tjetër foto ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës.

Ditën e djeshme, Tea ka reaguar me disa postime në Instagram dhe ka sqaruar fotot në fjalë duke hedhur poshtë fjalët e Shqipes, që nga njohja me Andin para se të hynin në program deri tek lidhja me Beartin.

Por, fotot dhe videot e fundit që po qarkullojnë tregojnë qartë se mes Beartit dhe Teas ka pasur një marrëdhënie. Në videon e postuar në rrjete sociale duket se dyshja po kalojnë disa momente intime dhe nuk dëshirojnë që ti shqetësoj njeri!

Ndryshe nga Tea, pas kësaj ngjarje ka ardhur reagimi i të “përputhurit”, Andit. Përmes një video në Instastory, Andi thotë se ka ngelur pa fjalë, ndërsa ka paralajmëruar se bashkë me Tean do të jenë live dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e atyre fotove.

“Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje. Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim,” ka thënë ai.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel