Lediana ka komentuar takimin e parë të Mevlanit me Antonelën duke i thënë se i është dukur si gjynah, gjë që më pas ka nxitur debate në studion e Për’puthen.
Mevlani u shpreh se Lediana po bën xhelozi ekstreme, por nuk e ka mendjen tek ai. Ndërkohë që gjatë debatit mes tyre ndërhyri disa herë Antonela duke ironizuar veprimet e Ledianës.
Lediana: Më është dukur si gjynah.
Melisa: Më është dukur sikur është tallur gjithë kohës.
Lediana: Se përmendi gjithë kohës të tjerat.
Melisa: Përmendi mullarin.
Mevlani: Pse nuk arrin ti zbulosh në takime me vajzat e tjera?
Lediana: Unë të zbuloj në takimet e mia. Kaq shpejt të hedh poshtë ti? Që në fillim e nise me këngë?
Antonela: Kujdes se po dridhet.
Mevlani: Pse nuk lufton ti për mua?
Lediana: Çfarë të luftoj unë për ty kur ti shkon direkt tek vajzat e tjera?
Mevlani: Çfarë të bëj kur ti zgjedh tjetrin për takim? Lediana po bën xhelozi ekstreme kur se ka mendjen tek unë.
Lediana: Ishe ti që më hodhe poshtë që në Prime. Nëse shkoj tek një mashkull apo kam pëlqim tjetër është se më hodhe poshtë.
Mevlani: Në momentin që më hedh poshtë, çfarë të bëj, të mbaj zi?
Top Channel