Përmbytjet në Shkodër

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 2685 hektarë deri tani nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit dhe prurjet e lumenjve.

Liqeni i Shkodrës është mbi kuotën maksimale duke shënuar 8.83 metër. Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m) dhe hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m). Lumit Kir gjithashtu ka prurje të shumta.

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar pasi ka prezencë uji me mbi 1 metër. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji në Dajç. Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Gërryerja e tokave bujqësore vijon nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës dhe fshati Bërdicë e Sipërme.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 29.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m). Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2685 Ha

1. Tokë e pakultivuar 588 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1890 Ha
3. Grurë 110 Ha
4. Bimë Dekorative 67 Ha
5. Pemtore 27 Ha
6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 25 Ha
• Pemtore 25 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 290 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha
• Grurë 75 Ha
• Bimë dekorative 60 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m

3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Te pakultivuara 40 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha
• Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 8 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
• Pemtore 2 Ha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA