Gjykata Kushtetuese ka caktuar më 2 mars seancën me kërkues Partinë Republikane për të drejtën e tubimit.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi të pranojë më 13 janar të këtij viti kalimin për shqyrtim të padisë së bërë nga kryerepublikani Fatmir Mediu kundër masave kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19.
Partia Republikane ka goditur në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik te Ekspertëve, i cili ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në vende të hapura apo të mbyllura , ceremonitë e festave, ceremonitë martesore e mortore, përfshirë edhe konferencat, tubimet dhe mbledhjet partiake.
Në padinë e depozituar, republikanët vlerësojnë se vendimi për të ndaluar takimet partiake dëmton opozitën në prag të fushatës dhe favorizojnë Partinë Socialiste, kryetari i së cilës është Kryeministri i vendit, i cili lejohet të marre pjesë në aktivitete publike duke krijuar në këtë mënyrë pabarazi në garë elektorale.
Top Channel