Gjykata Supreme ia ndaloi kandidimin, Albin Kurti: Më 14 shkurt referendum, fitorja jonë quhet 61 mandate

29/01/2021 17:32

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për përjashtimin e tij nga lista e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Kurti deklaroi se nuk e ka vendimin zyrtar, teksa nga ana tjetër i është rikthyer edhe njëherë retorikës politike për zgjedhjet.

Ai ka thënë se ajo datë do të jetë një referendum dhe fitorja e LVV quhet 61 mandate.

“Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.

Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së, duke lënë kështu jashtë liste liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA