Lulzim Basha vendosi te beje publik programin elektoral me të cilin synon të ktheje demokratët në pushtet pas 8 viteve opozitë.
Premtimi i pare është ulje varfërisë dhe dyfishimi i të ardhurave për frymë.
“Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme”.
Përballja kryesore mes dy filozofive ne këto zgjedhje do te jene taksat, demokratët propozojnë një sistem te ri taksimi.
“Unë angazhohem t’i ul taksat mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh, dhe po kështu të vendosim taksën 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja. Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros. Një nga vendimet e para të qeverisë të dalë nga vota e 25 prillit do të jetë anulimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin. Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike”, tha Basha.
Brenda mandatit te pare synohet rritja e pagës minimale dhe pensioneve.
“Angazhimi i parë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çojë atë në 36 mijë lek të reja në muaj. Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit”.
Kryedemokrati u zotua se do mbështes studentet dhe familjet me te ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
“Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim. Ne do të mbulojmë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj”.
Në prezantimin e programit ekonomik u bë publik edhe slogani i fushatës së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, i cili do jete “Shqipëria fiton”!
Top Channel