Anëtari i kryesisë se Partisë Demokratike tregon cilat janë pikat e forta, që do sjellin fitoren e PD-së.
Fatbardh Kadilli pranon se Partia Socialiste është forcë e parë prej vitesh por për këtë ka një shpjegim. “PS është forcë e parë sepse që në vitin 2001 I ka larguar partitë e majta, I ka hequr nga oborri I saj segmentarizmat”.
Por, Kadilli shprehet optimist se opozita e bashkuar do të arrijë fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
“Marrëveshja e opozitës është formalizuar sepse jemi të gjithë në opozitë, qëllimet janë të njëjta, të largojmë Edi Ramën me një votë masive. Çdo votë është në shërbim të largimit të Edi Ramës. Jemi drejt fitores, e shoh në reagimin e njerëzve”.
Ai fton çdo parti opozitare t’i bashkohet koalicionit me qëllimin e vetëm rrëzimin e qeverisë Rama. “Çdo përpjekje për të zgjeruar koalicioni do ishte mirë. Do luftojmë për të rrëzuar Edi Ramën, çdokush është i mirëpritur. Besoj se shuëm shpejt do të mbyllen marrëveshjet me partitë aleate”.
Sot, Partia Demokratike prezantoi planin ekonomik, me të cilin do të garojë në zgjedhjet parlamentare. Kadilli liston pikat e forta të planit, sipas tij: “Rigjallërimi i ekonomisë, forcimi dhe mbështetja e familjes, një qeverisje me integritet janë kolonat e programit tonë”.
“Taksa e sheshtë me 9%, ulja e taksës mbi të ardhurat duke ruajtur duke ruajtur fashën e rrogës nën 300 mijë lekë të vjetra, ulja e sigurimeve shoqërorë, subvencion në bujqësi 100 milion çdo vit, ulje e çmimit të energjisë dhe karburantit, të gjitha nxisin shqiptarët për të prodhuar më shumë”, shton Kadilli.
Top Channel