Sali Berisha është sërish në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Fatbardh Kadilli jep opinionin e tij për prezencën e ish-kryeministrit në parti.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë për Top Talk se prania e Sali Berishës në parti është e rëndësishme dhe nuk mendon se Berisha duhet të largohet.

Berisha nuk mund të tërhiqet nga politika. Ai është 100% politik. Nuk ka një njeri që e njeh Berishën apo e ka parë në televizor dhe nuk e kupton që ai është një qenie 100% politike. Edhe brenda, edhe jashtë parlamentit, Sali Berisha prodhon më shumë se një parti politike. Është në nderin e një force politike që ikonat e veta t’i mbajë gjithmonë pranë. Nuk shoh problem. Përkundrazi, është garanci e seriozitetit në momente të caktuara. Është shumë herë më i prirur të interpretojë opozitarizmin”.

Por, situatën, Kadilli nuk e sheh njësoj nëse Partia Demokratike fiton në zgjedhjet e 25 prillit. “Nëse do të jemi në pushtet nuk është e njëjta situatë, por një parti i bën nder vetes kur mban ikonat e veta”, tha ai duke mos argumentuar më shumë.

Sipas tij, Berisha mund të jetë në Tiranë, por ende nuk e ka dhënë vendimin e tij përfundimtar.

Anëtari i kryesisë së PD-së bën dallimin midis kryetarit aktual, Lulzim Bashës dhe ish-kryetarit, Sali Berisha: “Basha është më racional, nuk është emocional. Berisha i ka treguar rezultatet e tij. Basha ka radhën të matet me rezultatet e veta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA