Vlorë/ E reja humbi jetën në aksident, policia arreston shoferen 22-vjeçare! Një i ri tjetër bie në pranga pasi shkaktoi aksident me vdekje

27/01/2021 09:24

Vlorë – Policia e Shtetit ka arrestuar 22-vjeçaren Silvana Muho e cila duke udhëtuar në aksident Vlorë-Fier është aksidentuar dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjerja që udhëtonte më të A.Ç 23-vjeçe.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe një 19-vjeçar, A.V pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMË” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMË” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA