Stjuardesa e shëndetshme vdes nga Covid pasi postoi në Facebook sa “e tmerruar” ishte (fotot)

27/01/2021 15:36

Familjarët e nënës së shëndetshme të pesë fëmijëve që vdiq nga Covid-19, ka shpërndarë postimet e saj të fundit në Facebook ku e ndjera shprehte frikën se “nuk do t’ia dilte”.

40 vjeçarja Karen Hobbs, pësoi arrest kardiak dhe vdiq më 19 janar, disa javë pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

E përshkruar si ‘një nënë e dashur dhe grua e bukur’, Hobbs, stjuardesë e linjave britanike  EasyJet, i infektua me virusin gjatë Krishtlindjeve dhe u shtrua në spital më 27 dhjetor.

Por mëqënëse më parë ishte e “stërvitur dhe e shëndetshme”, nëna nga Cardiff në Uells u përkeqësua shpejt dhe doktorët vendsën ta vndosnin në gjendje kome.

Nuk është e qartë sesi ajo u infektua, pasi familjarët thonë se ishte një person që rrallëherë ka dalë nga shtëpia gjatë pandemisë.

Motra e saj Rachel Hobbs tregon për ditët kur Karen u shtrua në spital: “Ditët e para të sëmundjes ajo qëndroi në shtëpi. Nuk mund të vbënte asgjë, ishte në krevat, nuk kishte energji”.

“Mendoja se do të humbte ndjenjat prej kollës dhe frymëmarrjes së rëndë. E shikojmë shpesh në televizion kur dikush ka mungesë oksigjeni, por kur personi është përpara jush është ndryshe. Është gjëja më e rëndë që kam dëshmuar”.

Në një seri postimesh nga spitali, ish-stjuardesa tregonte nga reparti i kujdesit intensiv: “Nga spitali më dërguan në shtëpi, por thirra përsëri ambulancën sepse nuk merrja dot frymë”.

Në një postim të dy ditëve më vonë thuhet: “Zonja në krevatin ngjitur me mua  vdiq nga Covid.  E shkreta grua, infermieret punuan shumë por nuk e ndihmonin dot”.

Duke kujtuar ditët e fundit, Rachel, thotë: “Na thirrën një javë para se ta humbisnim. Një doktor na tregoi se sa sëmurë ishte. Kishte disa dështime organesh. Në fjalë të tjera, na tha se besonin se nuk do t’ia dilte”.

“Më pas fëmijët e saj shkuan ta shikonin, ata ishin shumë të zemëruar. Aty kishte një psikolog fëmijësh, që u mundua t’ia shpejgonte.

“Ajo ishte një nënë e vërtetë. Ulej dhe ngjyronste me ta për orë të tëra, luante lojra, fëmijët e saj janë aq të sjellshëm.

Prej vdekjes së Karen një faqe për mbledje fondesh është krijuar për të mbështetur fëmijët dhe babanë e tyre.

FOTO GALERI
5/6
Karen me te bijen Olivia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA