Sot u transmetua takimi me “gjithçka brenda” mes Anës dhe Elvisit në “Për’Puthen”.

Këtë herë, ndryshe nga takimi i parë, dyshja dukeshin më të lirshëm me njëri tjetrin dhe kjo u pa edhe në temat e diskutimit të tyre.

“Në takimin tonë të parë nuk shkonte diçka realisht, mos vallë ka qenë faji im që i mbaj djemtë e distancuar, por këtë herë kemi pasur një komunikim të mirë”, u shpreh Ana në studio, ndërkohë që Elvisi tha se: “U shkrinë të gjithë barrierat, ishte më e rehatshme se hera e parë”.

Elvisi sigurisht që nuk mbeti pa e ngacmuar Anën për ndërhyrjen në buzë që ajo ka bërë.

“Nuk e di… desha me i pa.. kështu si pamje mirë janë, si shije nuk e di..”, u shpreh ai.

“Duhet shumë punë për të më shijuar”, tha Ana.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel