Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore pritet edhe reshje të izoluara dëbore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 00°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 09°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 01°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel