Biondja që ‘respektohej’ e nuk paguante kurrë për pijet, zbulon se trajtohet ndryshe me flokë brune (fotot)

27/01/2021 18:19

Një DJ joshëse dhe modele rrjetesh sociale vendosi të eksperimentonte me veten gjatë izolimit në muajin dhjetor, për të vënë në provë teorinë se “biondet ia kalojnë më mirë se brunet”.

27 vjeçarja Jodie Weston, nga Londra nis të kryente punët e përditshme në lagjen e saj duke mbajtur në paruke serioze me flokë brune.

Modelja që është shfaqur dhe në programin televiziv britanik ‘Rich Kids Go Skint’, thotë se zbuloi një “ndryshim masiv” në mënyrën sesi njerëzit e trajtonin.

Ajo thotë se me paruken brune tërhiqte një tip krejt të ndryshëm nga burrat që i afroheshin kur ishte bionde.

Vajza që pëlqen ta krahasojë veten me Marilyn Monroe, më parë mund të kalonte pa problem pa paguar biletat e parkingut, të dilte përpara në radhë dhe të pinte pije falas në bare prej vitesh.

Ndërsa si brune, Jodie e gjeti veten duke pritur në radhë të gjata, me humbje të madhe të vëmendjes dhe me njerëz që nuk i hapnin më derën para se të hynte.

Jodie thotë: “Vendosa një paruke me flokë të shkurtra brune gjatë izolimit të pandemisë për të parë se çfarë burrash do të tërhiqja, dhe në fakt ishin meshkuj tip llogaritarësh, apo djem me syze”.

“Më pas vërejta që njerëzit nuk më ndihmonin më si më parë, ndoshta ngaqë besonin se jam më e zgjuar dhe di t’i bëj vetë gjërat si brune”.

“Kur isha bionde njerëzit ishin gjithmonë të gatshëm të më ndihmonin dhe sigurisht merrja më shumë ‘fishkëllima’ kur ecja në rrugë”.

“Por si brune, ishte një kalibër krejt tjetër djemsh që më flisnin, disi më akademikë. Kur isha bionde djemtë që më afroheshin ishin të guximshëm e arrogantë”.

Jodie thotë se ka lindur me flokë gështenjë por vendosi të bëhej bionde pas një ndarjeje në 2014.

Ajo thotë: “Kam lindur me flokë brune, thuajse me flokë të zezë. Pamja ime bionde e shkëlqyeshme është krijuar gradualisht. Erdhi pas ndarjes nga një djalë që besoja se ishte dashuria e jetës time. Vajzat shpesh ndryshojnë pamjen e tyre pas një ndarjeje.”

“Kam qenë një brune krenare, por e kuptova se biondet ia kalojnë më mirë dhe janë më të vlerësuara, si ai filmi me Marilyn Monroe, ‘Zotërinjtë preferojnë biondet’”.

“Karakteri im është i gëzueshëm dhe i përshtatet flokëve biondë. Por jam më e gjykuar nga femrat kur jam bionde, ato besojnë se jam një fëmijë, e papjekur”.

“Me pamjen glamoroze bionde marr më shumë gjëra falas, më tepër njerëz dëshirojnë të më ndihmojnë. Ky ishte një eksperiment thjesht për të zbavitur veten gjatë pandemisë. Më erdhi keq nuk e provova dot nëpër bare pasi janë të gjithë mbyllur, por e kam marrë një ide nga fishkëllimat në rrugë dhe nga mënyra sesi djemtë më flisnin kur isha bionde”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel