Presidenti kinez, Xi Jinping, ka lëshuar një paralajmërim për Joe Biden duke thënë se ai rrezikon një luftë të re të ftohtë nëse do të vazhdojë me politikat proteksioniste të paraardhësit të tij, Donald Trump.
Në një fjalim në forumin ekonomik botëror të davosit, që po mbahet online, Xi kërkoi një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe tha se pandemia nuk duhet të përdoret si justifikim për të përmbysur globalizmin në favor të “shkëputjes dhe izolimit”.
Xi nuk e përmendi shprehimisht Biden dhe as SHBA në fjalimin e parë të tij që kur Donald Trump ka shtëpinë e bardhë, javën e kaluar, por bëri të qartë se kina nuk do të diktohej nga Uashingtoni.
“Ndërtimi i qarqeve të vogla, fillimi i një lufte të re të ftohtë, kërcënimi apo frikësimi i të tjerëve, distancimi, pengimi i furnizimeve apo sanksionet, krijimi i izolimit dhe armiqësive, do ta shtyjë botën në ndasi të thella e madje edhe në konfrontim”, tha ai. Asnjë problem global nuk mund të zgjidhet nga një vend i vetëm, – tha ai, duhet të ketë një aksion global, një reagim global dhe bashkëpunim global. Biden për momentin nuk ka treguar sinjale se do të zbusë qëndrimin e ashpër të mbajtur nga Trump drejt Pekinit dhe pritet të shpallë politikën e tij “Bli mallra amerikane” për të nxitur prodhimin në vend.
Top Channel