Regjisori francez Luc Besson do të trajtohet si dëshmitar i asistuar në një rast në gjykatë, në lidhje me akuzat se ai ka përdhunuar një aktore.
Rasti, është i dyti i ngritur kundër regjisorit të Elementit të Pestë, nga aktorja belgo-holandeze Sand van Roy, që e ka akuzuar 60-vjeçarin Beson, se e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur në një periudhë dy vjeçare. Në Francë, statusi i dëshmitarit të asistuar tregon se një gjykatës konsideron se ka disa prova që sugjerojnë fajësinë por nuk janë të mjaftueshme për të akuzuar të dyshuarin.
Personi mund të akuzohet në një datë të mëvonshme nëse dalin prova të reja kundër tij. Van Roy, fillimisht paraqiti një padi për përdhunim kundër Besson në maj 2018, një ditë pasi e kishte takuar atë në hotelin luksoz Bristol, në Paris. Dy muaj më vonë, aktorja, që kishte role të vogla në filmin e Besson “Taxi 5” dhe “Valerian and the City of e Thousand Planets”, e akuzoi atë për përdhunim dhe agresion seksual edhe në raste të tjera.
Prokurorët rrëzuan akuzat në shkurt 2019, duke cituar mungesën e provave, por një hetim i ri u hap tetorin e ardhshëm pasi Van Roy ngriti akuza të reja. Avokatët e Besson, përsërisin ndërkohë se akuzat ndaj tij janë të pabaza. Van Roy është një nga nëntë gratë që kanë thënë se janë sulmuar apo ngacmuars eksualisht nga Besson.
Top Channel