Popullsia e Meksikës tejkalon 126 milionë banorë

26/01/2021 10:00

Popullsia në Meksikë tejkalon 126 milionë banorë.

Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Gjeografisë (INEGI) publikoi të hënën Regjistrimin e Popullsisë dhe Njësitë e Banimit në vitin 2020, i cili vendosi popullsinë e vendit në 126.014.024.

Pasi u bë vendi i 11-të më i populluar në botë, 51.2% e popullsisë së Meksikës janë femra ndërsa 48.8 për qind janë meshkuj, zbuloi agjencia e regjistrimit.

Ndër pjesët më të populluara të vendit janë Shteti i Meksikës me 16.99 milionë banorë, kryeqyteti Mexico City me 9.2 milionë banorë, shteti Jalisco me 8.34 milionë banorë, shteti Veracruz me 8.62 milionë banorë dhe Puebla me 6.58 milionë banorë.

Derisa rritja e popullsisë së Meksikës u ul me 1.2 për qind në 10 vitet e fundit, mosha mesatare, e cila ishte 22 në vitin 2000, në vitin 2020 u regjistrua të jetë 29.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA