BE ka paralajmëruar se do të ashpërsojë rregullat e eksportit për vaksinat anticovid të prodhuara në bllok në mesin e një përplasjeje me AstraZeneca-n në lidhje me një reduktim në furnizimet e planifikuara.
Javën e kaluar, AstraZeneca i tha BE se nuk do të mund të realizonte objektivin fillestar të furnizimeve për shkak të problemeve në prodhim. Pfzier dhe BioNTech po ashtu ka thënë se furnizimet me vaksinat e saj do të jenë më të ulëta, duke ngadalësuar procesin e vaksinimit në bllok. Furnizimi me vaksina është bërë një çështje kritike ndërsa vendet tentojnë të ndalin infektimet e shumta.
Mosmarrëveshja me AstraZenecan tani mund të cënojë furnizimet për Britaninë e Madhe me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech që vijnë nga fabrika e Pfizer në Belgjikë. Komisionerja e BE për shëndetin, Stella Kyriakides, më herët kishte thënë se blloku me 27 vende anëtare do të merrte çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e tij. BE është përballur me kritika për shpërndarje të ngadaltë të vaksinave që ajo blen në emër të të gjithë vendeve anëtare.
Top Channel