Mbreti ‘playboy’ i Tailandës emëron të dashurën ‘Mbretëreshë të dytë” për ditëlindje

26/01/2021 16:57

Mbreti ‘don-zhuan’ i Tailandës ka vendosur të bëjë ‘mbretëreshë të dytë’ të dashurën e tij, të cilës i janë publikuar në rrjet të paktën 1,400 foto nudo.

Mbreti 68 vjeçar Maha Vajiralongkorn, raportohet se ka kurorëzuar mbretëreshë Sineenat Wongvajirapakdi në ditëlindjen e saj të 36-të.

Çifti kishte veshur veshje të kombinuara blu në ceremoninë tradicionale budiste në Bangkok, ku sipas zakonit lëshuan peshq dhe zogj për të shënuar rastin.

Zhvillimi vjen një muaj pasi rreth 1400 foto nudo dhe gjysmë nudo të të dashurës së Mbretit, e cila njihet edhe si Koi, u publikuan në rrjet.

Shpërndarja e imazheve të turpshme besohet gjerësisht se ka lidhje me rivalitetin e ashpër mes dashnores së mbretit dhe bashkëshortes së tij.

Në fotot pikante, Koi është e zhveshur dhe gjysmë e zhveshur, duke pozuar në stil provokativ për kamerat. Zhvillimi vjen pak pasi Koi është ribashkuar në haremin e mbretit, pasi u përjashtua në mënyrë dramatike vitin që shkoi për t’u dërguar në burg.

Tailanda ka një ligj të kontestuar që njihet si Neni 112, sipas të cilit njerëzit ndalohen të kritikojnë monarkinë.

Bukuroshja ish-infermiere ushtrie, rifitoi titullin mbretëror dhe atë ushtarak pasi ishte akuzuar më parë se kërkonte të dëmtonte imazhin e bashkëshortes zyrtare të mbretit Suthida.

Pamjet që ishin bërë nga vetë Sineenat, i ishin dërguar gazetarit britanik Andrew MacGregor Marshall, i cili i kishte shpërndarë në media.
1,443 fotot e bëra mes viteve 2012 e 2014 tregonin Koi të zhveshur ose me veshje të vogla nate.

Në 2019 Sineenat mori titullin “chao khun phra”, bashkëshorte mbretërore fisnike, gjatë një ceremonie për ditëlindjen e 67 të mbretit.

Kjo ishte hera e parë që monarku tailandez merr një bashkëjetuese zyrtare, tre muaj pasi ishte martuar me gruan e tij të katërt Queen Suthida, 41 vjeçe.

FOTO GALERI
1/6
Mbreti ‘don-zhuan’ i Tailandës ka vendosur të bëjë ‘mbretëreshë të dytë’ të dashurën e tij Koi

Top Channel