Nuk ishin çështjet e nxehta politike, as beshtja e pronave dhe as shkelja e të drejtave në procese gjyqësore që e zbriten gjykatën kushtetuese pas tre viteve mos funksionim, në seancën e saj të parë.

Por rishikimi i dënimeve gjyqësore, që teksa drejtësia është nën riformatim shumë të dënuar kanë shfrytëzuar facilitetet ligjore  dhe kanë kërkuar rishikime dënimesh në shkallët e para. Por gjyqtari Erjon Bani, duke u referuar kërkesës të të dënuarit Artan Muca e pezulloi çështjen dhe ja çoi për shqyrtim gjykatës kushtetuese me argumentin se nuk mundet që një gjykatë e shkallës më të ulët të vlerësojë vendimet e gjykatave më të larta.

Në agjendën e Gjjykatës Kushtetuese si prioritare për muajin shkurt janë njoftuar 6 çështje , mes tyre padia e shoqatës  kombëtare “Pronësi me Drejtësi ” për çështjen e pronave, mandej kërkesat e qytetarëve kundër parregullsive gjyqësore dhe padia e Kontrollit të lartë të shtetit për financat e qeverisjes vendore.

Ndërkohë pa datë mbeten paditë me përmbajtje politike  si cështja e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, përplasja mes kryeministrit dhe presidentit për dekretet e ministrave, si dhe padia e partisë republikane që kundërshton  ndalimin e  tubimeve politike  për shkak të masave anticovid. Sidoqoftë për shqetësimin e masave   anticovid, pavarësisht se kur do të zbresë në seancë për ta shqyrtuar kërkesën në fjalë,  gjykata kushtetuese është treguar e qartë  me njoftimin se seancat plenare do të mbahen pa praninë e publikut për shkak të masave kufizuese anticovid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA