Flogert Kodra, djali i Xhevat Kodrës që vrau veten në moshën 82-vjeçare për çështje pronësie ka folur në emisionin “Shqipëria Live” për vështirësitë që kaloi i ati, i cili i dha fund jetës pasi kaloi në depresion.
Gjithçka u shkaktua për një sasi toke, pronë bujqësore, të cilën ia dha Prefektura e Tiranës në vitin 2002, por pas disa vitesh, ia kërkoi mbrapsht. Kjo situatë ka dëshpëruar të moshuarin, i cili nuk merrte asnjë përgjigje, ndonëse e ndoqi për 5 vite me radhë.
Flogert Kodra: Babai kishte shfaqur shenja depresioni kohët e fundit për një gjyq të kohëve të fundit. Tokën e kam shitur që në 2012 për probleme familjare. Unë nuk jam person që kam vjedhur. I kam të gjitha dokumentet që ka lënë babai dhe toka që nuk bën as për shtëpi, e ka marrë babai që kur janë prish fermat, si çdo njeri. Po bëjmë 5 vite me gjyq. Shko sot plaku 82 vjeç, i thotë hipoteka ik. Normal që kalon në depresion.
Si ishte dita e fundit?
Flogert Kodra: Ka dalë në orën 8 të mëngjesit. Më ka thënë rri i qetë, mos lëviz nga vendi. Ka dalë në Kamëz dhe më pas e kanë gjetur në rrugë. Në rrugë e ka gjetur një djalë, i cili njoftoi polici. Kam qenë në punë rreth orës 1 dhe nuk më kanë lënë për ta parë.
E kishte përgatitur vetëvrasjen?
Flogert Kodra: Besoj shkaku i gjyqit, depresioni i tepërt. Ndoshta ia ka thënë truri që mos të bezdisë njerëzit.
Ka pasur biseda me të tjerë?
Flogert Kodra: Nga ora 10 ka marrë plakën dhe i ka thënë mos u mërzit, të jeni mirë ju. T’i binte timit, ndoshta s’ka pasur mundësi. I thoja babi mos u shqetëso. Më thoshte ma plasën shpirtin. I mbetet pishman se kush ka paditur për neve.
Top Channel