Fenomeni `biblik`/ Gjinkallat `pushtojnë` lindjen e SHBA-së

26/01/2021 17:07

Miliarda gjinkalla që kanë kaluar 17 vjet nën tokë, pritet të shfaqen tani në zonat lijndore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë me vete dhe një zhurmë të madhe në fshatrat e qytetet atje.

Cikadat periodike – insekte me sy të kuq të habitshëm, trupa të zinj dhe krahë portokalli – qëndrojnë nëtokë si nimfa dhe thithin lëngje nga rrënjët e bimëve teksa rriten, duke dalë më pas në sipërfaqe të gjitha bashkë ne një event masiv të sinkronizuar.

Në gjendjen e nimfës, ato janë disa qënie të cuditshme pa krahë, me këmbë rudimentare që shërbejnë vetëm për zvarritje dhe asgjë tjetër, dhe këmbët e tyre të para janë më të mëdha, thonë ekspertët. Kur janë gati të dalin mbi tokë, në mesnatë ato krijojnë tunele duke lënë mbrapa vrima me diametër 1 centimetër. Zakonisht vendosen pranë shkurreve ose pemëve dhe dalin nga lëkura e tyre ngjyrë kafe.

Kur gjinkallat e rritura dalin për herë të parë në errësirë, ato janë të buta, të bardha, dhe të pambrojtura.

Duhen disa orë që skeleti i tyre i jashtëm të nxihet, që krahët e tyre të shpalosen, të thahen dhe të marrin ngjyrën e verdhë dhe portokalli. Të rriturit me sy të kuq janë rreth 3 centimetra të gjatë dhe jetojnë rreth 3-4 javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA