Fation Kuqari nuk ndalet, pas largimit nga Për’puthen i hedh “grepat” modeles së njohur (FOTO)

26/01/2021 16:50

Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët e Për’puthen më të pëlqyer nga publiku dhe gjithashtu edhe nga vajzat brenda.

Historitë e tij me vajzat në emision, Anën e parë dhe Melisën, nuk shkuan dhe aq mirë pasi përfundoi në sherr e në akuza të forta.

Më pas pas sherrit banal i cili degradoi në të shara e për pak në dhunë fizike me Erin, një nga konkurrentët më të rinj të emisionit, Fationi bëri të ditur në Instagram se do largohet përfundimisht nga emisioni pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.

Ditën e sotme Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.

Modelja ka zgjedhur t’i publikojë emrin Fetionit e madje e ka përshëndetur me një video ku në plan të parë vihet re gjoksi dhe i shkruan: “Bebwww pra”.

Nuk dihet nëse ish-konkurrenti dhe modelja njihen më parë dhe çfarë marrëdhënie kanë me njëri-tjetrin, por nga këto postime zërat filluan lart e poshtë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel