Covid-19 në Kosovë/ Pesë humbje jete dhe 288 raste me COVID-19
26/01/2021 15:10
Në Kosovë janë regjistruar pesë humbje jete dhe 288 raste të reja nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.
Viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19. Sëmundjen e kanë mundur edhe 256 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 5.879.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 58.687 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.471 pacientë kanë vdekur ndërsa 51.337 janë shëruar.
Top Channel