Boksieri Mayweather vjen në Britani për të takuar prindërit e të dashurës striptiste (fotot)

26/01/2021 20:45

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka planifikuar një udhëtim për në Britani për t’u takuar me prindërit e të dashurës së tij të re britanike, striptisten profesioniste Anna Monroe.

Raportimet nga agjencitë e ‘showbiz’ thonë se familjarët e Anna janë prezantuar me Mayweather përmes kominikimeve online.

Një burim i afërt me sportistin e fuqishëm tha: “Floyd është shumë serioz për Anna-n. Ai adhuron Anglinë dhe sapo të lejohen udhëtimet ai do të vijë për të takuar miqtë e familjarët e saj. Ai dëshiron që ata të njohin Floyd Mayweather të vërtetë, që është shumë ndryshe nga ajo që mendojnë shumica e njerëzve”.

Kampioni 43 vjeçar u magjeps nga Anna 29 vjeçe, – kur e pa në klubin e natës ‘Girl Collection’ në Las Vegas, ku ajo është striptistja kryesore.

Pas disa muaj njohjeje ata bënë zyrtare lidhjen e tyre natën e vitit të ri.

Çifti kanë postuar foto të tyre në Paris, France; Abu Dhabi, UAE; Islandë; Santorini, e Amsterdam.

Por familja e saj ishin fillimisht të shqetësuar prej të shkuarës së boksierit, i cili është akuzuar nga ish-gruaja Josie Harris për dhunë shtëpiake.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel