Takimi i dytë i Sindit dhe Erlindit është transmetuar në puntatën e sotme të emisionit “Për’puthen”.
Gjatë bisedës, Erlindi gjeti disa trëndafila në rrugë dhe këputi njërin prej tyre, i cili ishte ngjyrë i verdhë por u justifikua duke thënë se i kuqi ishte i vyshkur. Më pas, Sindi bëri një veprim që nuk e kishim parë në pah.
Ajo i vuri në pah Erlindit faktin që kishte ftohtë dhe i dhuroi një përqafim tepër të ngrohtë.
Pjesë nga biseda
Erlindi: Tek mua e gjete veten që u ktheve prap?
Sindi: Tek ty e gjeta veten shumë komode.
Erlindi: Prit Sindi prit. Këta të kuqët qenkan të vyshkur. (I dhuron trëndafil të verdhë)
Sindi: Janë me gjemba?
Erlindi: Trëndafilat e mi janë pa gjemba.
Sindi: Domethënë nuk do më lëndojnë asnjëherë. (I vendos trëndafilin e verdhë)
Erlindi: Më duket sikur ke shumë ftohtë.
Sindi: Po kam, dhe do të doja të të jepja një përqafim që të ngroheshim.
Erlindi: Na ra dhe trëndafili i xhelozisë.
Top Channel