Për’puthen/ Sindi i vë ‘vizën’ Erlindit, zgjedh Elvisin për takimin e ardhshëm pas kërcimit romantik (FOTO)

25/01/2021 20:10

Sindi ka ftuar Erlindin një takim të dytë pas rreth një muaji dhe duket se mes tyre nuk do të ketë një të tretë. Gjatë bisedës, Erlindi u shpreh se nuk i pëlqen që vajza që pëlqen, të jetë më shumë e dhënë ndaj meshkujve të tjerë dhe i referohet Muratit e Atdheut.

Ndërsa për takimin e ardhshëm, Sindi zgjedh Elvisin pasi e ftoi në kërcim.

Pjesë nga biseda

Sindi: Po më duket sikur gjithë kohës në këtë takim je në siklet, nuk di çfarë të thuash.

Erlindi: Më ngeli diçka në mendje nga takimet e tua të para që mendoj se mendja jote është më shumë e fokusuar në një njeri tjetër.

Sindi: Ky është momenti jot. Nëse e sheh që jam fokusuar tek tjetri, pse pranon takim me mua?

Erlindi: Unë jam stepur pak nga ty. Në momentin që pëlqen një njeri, jepesh më shumë se ç’duhet. Më pëlqen që vajzën që pëlqej, ti shkojnë djemtë mbrapa, jo ti shkojë ajo.

Sindi: Mendoj që pas këtij takimi, nuk do ketë tjetër.

Momenti kur Elvisi e fton për kërcim

Elvisi: Më duket sikur po e manipulojnë disi. Po duket sikur Sindi shkon pas djemve, ndërkohë po dal unë vullnetar që ti jap prioritet Sindit, para se të ma japë ajo mua. Momenti pse po zgjedh të kërcej tani është se nuk dua të ndërhyj as tek takimi me Erlindin dhe nuk dua të jetë as në takimin tim.

Erlindi: E fton në kërcim se e ndjen apo se do të dalësh vullnetar?

Elvisi: Se e ndjej.

Sindi: Normalisht që e pranoj.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel