Rezultatet/ Gara në PD, Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi 16/07 04:32
Ditën e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian.
Tema që do të trajtohet sot është “Zbatimi i Planit të Veprimit për hapjen e negociatave të miratuar në Kuvend me rezolutën e dt. 24.09.2020 mbi “Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Miratimin e Planit të Masave për Përmbushjen e Përparësive të Përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.
Në takim është e pranishme kryetarja Rudina Hajdari dhe nënkryetari, Taulant Balla.
Në pjesën e dytë të takimit, Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, do të raportojë mbi zbatimin e Planit të Veprimit. Do të diskutohet e miratohet edhe raporti vjetor i KKIE për vitin 2020.
Top Channel