Konkurrentja e re ndez “gjakrat”/ Publikohet video, Mevlani i futet Ledjanës në dhomën e zhveshjes: Ik po të them oreee…

25/01/2021 19:07

Pas një të diele të zhurmshme, plot emocione të forta, me hyrje të reja, por edhe me largimin e çiftit të parë, Tea dhe Andi, sot nisi një java e re për “Për’Puthen”.

Antonela është hyrja më e re e këtij emisioni dashurie, e cila ka ndezur debate të pafundme, e madje ka ardhur me një deklaratë shumë të fortë: është në Përputhen për Mevlanin!

E gjithë kjo deklaratë duket se i pëlqeu mjaft Melanit, por nga ana tjetër u duk zi një xhelozi e Ledjanës për Mevlanin. Kamerat në backstage filmuan momentin kur Mevlani i shkonte nga prapa Ledjanës që të sqaroheshin, por ajo preferoi të largohet.

Pjesë nga biseda në ‘backstage’:

Mevlani: U bone xheloze ti? Ca halli ke ti, të kapi xhelozia? (Nis ta ndjek nga mbrapa)

Ledjana: Ik po të them, po marr taksinë. Ik, ik, e kam seriozisht.

Mevlani: U mësuan këto që iu shkojnë të gjithë nga mbrapa.

E menjëherë pas këtij regjistrimi, nis sërish debati në studio mes tyre. Ledjana i mëshon fjalëve që Mevlani ka thënë se do është në emisioni për atë dhe Melisën.

Mevlani: Para dy javësh kur kam thënë që jam vetëm për 2 vajza për momentin.

Ledjana: E thua në moment dhe e ndryshon nesër

Mevlani: Skam bërë deklarata që do dal me ty dhe përfundon. Nga vajzat që ishin në studio, ke ngel vetëm ti, se njëra s’vlen më (për Melisën). Ka ardh Antonela dhe ka shpreh një pëlqim ndaj meje, pse mos ta njoh edhe atë.

Mevlani: Këngët nuk bëhen përditë, e kam ndjerë për ty sepse e ndjeva. Nuk kam siguri se ti do dalësh me mua nga ti.

Ledjana: Nuk kam deklaruar që jam vetëm për 2 meshkuj këtu. Kam thënë që kam pëlqime.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel