Anëtarësimi në BE, Mazi: Pritet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, deri atëherë të përmbushim kërkesat specifike

25/01/2021 13:01
Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në,  Zef Mazi

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në,  Zef Mazi gjatë mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Integrimit tha se pas vendimit së hapjes së negociatave pritet mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare duke theksuar se deri atëherë vendi duhet të përmbushë kërkesat specifike.

Ai u shpreh se viti 2019 dhe ai pasardhës ishin të vështira jo vetëm për vendin tonë por edhe për BE-në.

“Në lidhje me planin e masave falënderoj të gjitha institucionet. Viti 2020 ishte i vështirë aq sa edhe i mëparshmi që BE të ruante një trajektore pozitive. BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, buxheti afatgjatë, dalja e Britanisë së Madhe dhe rimëkëmbja prej pasojave të pandemisë. Vend të veçantë në dosje kishte edhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendim pozitiv në vitin 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’. Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor më 25 mars 2020, Konferenca e Parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike. Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushë Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës së Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformat. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave. Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale”, tha Mazi.

 

Top Channel