Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri përpara nëntorit të vitit të kaluar, nuk kishte pasur probleme me kujtesën.

Por, që pas shërimit nga Covid 19, ky është kthyer në një problem të përditshëm për të. “Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, tha gruaja për Radion Evropa e Lirë. Shqetësime me humbje të kujtesës ka edhe F.S, që ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh.

“Këto probleme nisa t`i vë re rreth një muaj pasi kalova sëmundjen. Tani më ndodh që brenda dy-tre orëve të harroj se çfarë ka ndodhur”, rrëfen ai. Për efektet post-COVID po kryehn mjaft hulumtime shkencore. Në një artikull të publikuar nga ‘Harvard Medical School’, me titullin ‘Efektet e fshehura afatgjata të COVID-19′, argumentohet se si mund të ndikojë sëmundja tek aftësitë njohëse.

Ndërsa në një publikim të fundit të bërë nga shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë dhe të publikuar në Alzheimer’s Research & Therapy, shkruhet se një kombinim i mundshëm i efektit të COVID-19, inflamacionit sistematik dhe dëmtimet e organeve vitale, mund të bëjnë që disa persona të cilët e kanë kaluar këtë virus të jenë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA