Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, koronavirusi nuk përben shqetësim. Në Kamëz, masat anticovid nuk respektohen masivisht nga qytetarët të cilët vijojnë jetën e tyre normale pa u shqetësuar për pandeminë botërore.

Këtë të shtunë me shi, për shkak të motit munguan grumbullimet e zakonshme në qendër të Kamzës megjithatë tregu i fruta perimeve mbetet shqetësim, veç kësaj në rrugë janë sporadike rastet e personave qe vendosin maskën dhe i druhen Covid 19.

Edhe baret e restorantet nuk respektojnë distancën e tavolinave te klientëve ndërsa shqetësues mbetet fakti se si aq pranë drejtorisë së policisë në Kamëz kalojnë qytetarë pa maska dhe nuk ka asnjë polic që t’i rikujtojë të vendosin atë apo edhe ti gjobisin siç ndodh çdo ditë në kryeqytet.

Vlen të rikujtohet se që prej fillimit te pandemisë në vendin tonë nuk kanë munguar raste të shumta të personave të infektuar dhe në Kamëz, ç’ka do të thotë se ajo zonë, sidomos qendra mbeten një problem dhe në momentin që masat nuk respektohen, zinxhiri i transmetimit të Covid 19 nuk ndërpritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA