Arbeni dhe bashkëshortja e tij sigurojnë jetesën falë furrës së vjetër, që i rezistoi viteve.
Arbeni dhe Semi prej shume vitesh punojnë së bashku në furrën e bukës së tyre në një lagje të kryeqytetit, megjithatë e veçanta e këtij çifti është se jetesën e sigurojnë duke ofruar diçka që në vitin 2021 gjendet me vështirësi: pjekje në furrë nga ato që shume vite më parë ishin tepër të zakonshme.
“Nga viti 1983 ka qenë furrë dhe unë e kam vazhduar gjatë gjithë kohës, nuk jam shkëputur asnjëherë. Kjo është një nga furrat më të mira. është furrë vetëm më tulla dhe dru. Këtu piqen të gjitha llojet e mishrave, ëmbëlsirave, byrekëve, pastiçe”, thotë Arbeni.
Semi është ajo që ka kontaktin më të madh me klientët që i besojnë asaj dhe Arbenit e teksa na tregon se kur është fluksi më i madh i punës gjithashtu zbuloi se furra e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës pasi dhe babai i saj ka pasur të njëjtin profesion.
“Të shtunë dhe të dielë ka më shumë fluks njerëzish, që vijnë edhe nga larg, pjekin tava. Babi im ka qenë furrxhi dhe që fëmijë e kam ndjekur këtu punë dhe nuk jam ndarë asnjë ditë”, thotë Semi.
Top Channel